Vaji i avokados është një vaj vegjetal i pasur me lëndë ushqyese. Me testurë të trashë, ndihmon për të mbajtur lëkurën elastike, teksa hidraton dhe zbut lëkurën e thatë ose të ashpër. Kur përdoret si vaj masazhi, është zbutës dhe nuk lë mbetje të yndyrshme. I përshtatshëm për lëkurat e thata që kanë nevojë për hidratim.