Serumi korrigjues i Avène Cleanance ka një formulë unike i krijuar posaçërisht për lëkurat akneike i cili rregullon sekretimin e yndyrës së tepërt në lëkurë. Ndihmon në matifikimin e lëkurës, zvogëlimin e poreve dhe parandalimin e krijimit të njollave të errëta. Formula e tij përmban acide eksfoliuese si Alfa Hidroksi (Acidi Glikolik dhe Acidi Laktik) të cilat ndihmojnë në eleminimin e qelizave të vdekura të shtresës së jashtme dhe stimulojnë rigjenerimin e qelizave. Ka një teksturë të lehtë, përthithet shpejt dhe në mënyrë të njëtrajtshme nga lëkura. Redukton ndjeshëm papërsosmëritë e lëkurës si aknet, pikat e zeza dhe njollat.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000010183