Shkumë larëse e butë për pastrimin e lëkurave të ndjeshme të prirura për çrregullime të pigmentit. Kompleksi Melumin Tristage, i krijuar duke shfrytëzuar kombinimin e lipozomeve të vitaminës C (antioksidant i fuqishëm), Lightderm dhe niacinamideve, ngadalëson procesin e pigmentimit duke limituar aktivitetin e tirosinasës, numrin e melanosomeve dhe transportin e melaninës në qelizat epidermale.
Vetitë zbutëse të ujit termal dhe D-pantenoli kontribuojnë në rigjenerimin e epidermës, duke e hidratuar atë dhe ndihmuar në rindërtimin e strukturës së saj origjinalë biologjike.
I përshtatshëm për hiperpigmentime të etiologjive të ndryshme, përfshirë ato pas diellit dhe pas akneve, tonalitete të lëkurës jo të njëtrajtshme.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000023975