Pharmaceris Acipeel Depigmentation është një serum I cili shërben si një trajtim zbardhues për lëkurën e hiperpigmentuar duke e reduktuar dhe parandaluar atë. Formula e përqëndruar e serumit bazohet në një kompleks unik prej 3 acidesh dhe një formë biologjikisht aktive të vitaminës C. Acidi Mandelik depërton në lëkurë duke reduktuar sintezën e melaninës dhe promovon shpërndarjen e saj të barabartë në lëkurë. Acidi Salicilik minimizon shfaqjen e hiperpigmentimit duke eksfoliuar shtresën e epidermës dhe duke normalizuar procesin e rigjenerimit të qelizave të lëkurës. Acidi Citrik ka një efekt depigmentues në shtresën e jashtme të lëkurës. Serumi është i përshtatshëm edhe për lëkurë sensitive.