Rilastil D-Clar koncentrat depigmentues me pika është një serum që përdoret si trajtim intensiv në eliminimin e qelizave të hiperpigmentuara të lëkurës. Roli kryesor i tij është trajtimi i hiperpigmentimit të lokalizuar, hiperpigmentimit të shkaktuar nga barnat ose pas inflamacionit, siç janë shenjat post-akne apo tonaliteti i lëkurës jo i një trajtshëm. Ky serum e bën lëkurën më të shndritshme dhe rikthen elasticitetin e lëkurës. Ka një teksturë të lehtë që përthithet shpejt. D-Clar me pika është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës përfshirë dhe atë të ndjeshme.