LACRINORM GEL - 10 G

 
 
Lacrinorm është një xhel për qesen konjuktivale (të syrit). Ka një efekt dezinfektues dhe lubrifikues për syrin. Trajton syrin e thatë dhe hidraton sipërfaqen e tij. Mund të përdoret si lubrifikues artificial për përdoruesit e lenteve të kontaktit.
Përshkrimi i produktit
Xhel lacrinorm është një xhel oftalmik që përdoret si dezinfektues i mukozës së syve. Përmban si lëndë aktive karbomer. Shërben si lubrifikant, në pamjaftueshmërinë e lotëve (Sindromi i syrit të thatë).
Udhëzime për përdorim
  1. Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit. 
  2. Një pikë në qesen konjuktivale 3-4 herë në ditë. (Hedhja e fundit, rekomandohet përpara gjumit). 
  3. Gjatë aplikimit mbajeni tubetin pingul, pasi kështu mund të hidhet në mënyrë të rregullt. 
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj përbërësve të produktit. 
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 
MOS e përdorni pas 30 ditësh nga hapja e produktit. 
MOS prekni syrin me majën e tubit. 
 
Kujdes:
Nëse trajtoheni njëkohësisht me një medikament tjetër për syrin prisni 15 minuta midis dy aplikimeve. 
Përdorimi i lenteve të buta të kontaktit duhet të shmanget gjatë trajtimit për shkak të rrezikut të klorurit të benzalkoniumit.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në 
kuti.
Përbërësit
Klorur Benzalkonium, Acid Poliakrilik.
Lëndët Ndihmëse: Sorbitol, Ujë për Injeksion