Gjethet e dafinës në formë çaji përdoren për shqetësimet që krijohen nga mostretja e ushqimit, për mungesën e oreksit, për dhimbjet muskulare dhe kontraktimet e tyre. Rekomandohet të përdoret për trajtimin e simptomave të gripit, bronkitit dhe kollës. Gjithashtu përdoret për largimin e erës së keqe të gojës si dhe në rastin e mukozave orale.