Sherebela në saj të substancave active që përmban rekomandohet për personat që djersitin shumë, gjatë pubertetit, për sëmundjet e mushkërisë, kundër heqjes së barkut, për qetësimin nervor, për çregullimet menstruale, për çregullimit e fshikëzës së tëmthit dhe të mëlçisë. Është antiseptik shumë i mirë dhe prandaj rekomandohet në formë shpëlarësi për acarimet e gojës dhe fytit.