XILOIAL MULTIDOSE - 10 ML

 
 
Xiloial është një tretësirë për sy që përmban hialuronat natriumi dhe TSP. Hidraton dhe lubrikon filmin e lotit. Mbron nga irritimi i syve, stresi visual ose faktorët mekanikë.
Përshkrimi i produktit
Xiloial me pika është një tretësirë për sy që përmban lëndë aktive hialuronat natriumi dhe TSP. Kombinimi i këtyre lëndëve ndihmon në mbrojtjen e syve nga irritimi të shkaktuar nga faktorë mjedisorë (era, ekspozimi i zgjatur në dritën e diellit, ajrit të thatë), stresi visual (përdorimi i tepruar i shikimit, kompjuterave) ose faktorët mekanikë (përdorimi i lenteve të kontaktit, pas ndërhyrjeve kirurgjikale në sy).
Indikacione
Xiloial Multidose pika për sy përdoret për:
-Rikthimin e balancës fiziologjike të filmit të lotit dhe sipërfaqes së syrit.
-Mbrojtjen e syrit nga faktorët e jashtëm.
 
 
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Shtypeni flakonin dhe hidhni një pikë në sy. Përsëriteni aplikimin disa herë në ditë sipas nevojës.
 
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse flakoni është i dëmtuar.
MOS e përdorni nëse jeni të ndjeshëm ndaj njërit prej përbërësve.
MOS e prekni syrin me majën e flakonit.
 
Kujdes:
Ky produkt është për përdorim oftalmik.(sy)
Prisni të paktën 10-15 minuta ndërmjet përdorimit të barnave të tjerë për sy.
Pas hapjes produkti mund të përdoret brenda 30 ditëve.
 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nën 25°C.

 

Përbërësit
Hialuronat natriumi, TSP.
 

Të tjerët gjithashtu blenë