Kremi qetësues Chicco është krijuar posaçërisht për kujdesin e përditshëm të lëkurës së ndjeshme dhe delikate të foshnjës. Është i përbërë me oksid zinku (10%), i cili mbron lëkurën e të porsalindurit dhe ndihmon në parandalimin e acarimit dhe skuqjes nga pelena. Përmban Pantenol i cili kontribuon në rigjenerimin e qelizave dhe mbron lëkurën.