Chicco Natural Pasta Lenitiva 4In1 është një krem me oksid zinku dhe përbërës të tjerë natyralë i përdorur për të parandaluar, qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën e bebeve gjatë ndërrimit të pelenave që nga lindja e në vazhdim. Formula është e pasuruar me panthenol, i cili hidraton dhe rigjeneron lëkurën. Përmban gjithashtu vitaminë E dhe gjalpë shea, për një veprim riparues dhe mbrojtës.