Çaji i barit të bletës ka aftësi të mira sedative, antispazmatike, karminative, kolerektike etj. Ndihmon për të liruar ngërçet e muskulaturës së butë dhe në lirimin e gazrave nga zorrët. Ndihmon në prodhimin lëngut biliar në mëlçi. Ngadalëson rrahjet e forta të zemrës dhe ul presionin e lartë të gjakut. Ndihmon në pagjumësi, qetëson neurozat kardiake dhe çrregullimet psikoneurotike.