Vitabiotics Pregnacare Plus Omega 3 56 Kapsula
Pregnacare Plus Omega-3 është një suplement e përbërë nga vitamina, minerale dhe acide yndyrore të përdorura tek gratë gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Ai përmban:
- Acid folik që është i nevojshëm për rritjen, zhvillimin dhe rigjenerimin e të gjitha indeve të trupit.
- Vitaminë D dhe Kalçium, që përdoret në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve.
- Zink që kontribuon në shëndetin riprodhues normal.
- Hekur, Vitaminë B6 dhe Vitaminë B12 ndihmojnë në formimin normal të rruazave të kuqe të gjakut.
- Acide yndyrore, që përdoren për të ndihmuar në zhvillimin e trurit, syve dhe sistemit nervor të foshnjës.
Udhëzime për përdorim |
Rekomandohet të merren një kapsulë dhe një tabletë në ditë me një gotë ujë, me stomak të plotë.
Gëlltitini pa i përtypur.
|
---|---|
Paralajmërime |
MOS e përdorni nëse jeni duke marrë antikoagululantë oral (Warfarin).
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shendetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni nëse vuani nga alergjitë nga ushqimet ose nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Nuk është i testuar në kafshë.
Nuk përmban ngjyrues artificial, kripë, maja, konservues, laktozë dhe gluten.
|
Përbërësit |
Përbërësit e tabletave: Agjentë shtues: Celulozë mikrokristaline, Fosfat kalciumi dibazik, Oksid magnezi, Vitaminë C (Acid Askorbik), Fumarat Hekuri, Agjentë antiglomerues: Dioksid silici, Acid stearik dhe stearat magnezi, Sulfat zinku, Veshje tabletash (Hidroksipropilmetilcelulozë, Hidroksipropilcelulozë, Trigliceride kaprike/kaprilike, Ngjyrues nga burime natyrale [Dioksidi Titani, Oksidet e Hekurit], Vitamina E (si Suksinat i acidit D-Alfa Tokoferilik) (nga Soja), Niacinë (si Nikotinamid), Vitaminë B6 (Piridoksinë HCl), Vitaminë B12 (Cianokobalaminë), Karotenoide natyrale të përziera (Betakaroten), Kroskaramelozë natriumi, Acid Pantotenik (si Kripë Kalciumi), Thiamin (Vitaminë B1 si Mononitrat), Vitamina D3 (Kolekalciferol), Hidroksipropilmetilcelulozë, Sulfat bakri, Riboflavin (Vitaminë B2), Vitaminë K, Acid folik, Iodur kaliumi, Biotin, Selen (si Selenat natriumi).
Përbërësit e kapsulës: Vaj Peshku Omega-3 (Koncentrat i Acidit Dokosahekzaenoik) (nga Peshku), Mbulesa e kapsulës: Xhelatinë e Shkallës Farmaceutike (me burimi nga gjedhi), Glicerinë & Vaj Limoni me aromë Natyrore.
|