Krem-xhel mat i cili redukton sebumin është ideale për lëkurat e yndyrshme të prirura ndaj akneve, inflamacioneve dhe komedoneve. Është shumë hidratues dhe freskues. Përmban Pantenol dhe Bisabolol të cilët qetësojnë irritimet dhe inflamacionin në lëkurë. Acidi salicilik kontrollon veprimin e baktereve të pranishme në lëkurë dhe parandalon formimin e akneve. Vaji i avokados ushqen dhe zbut lëkurën.
Kremi ka teksturë të lehtë dhe përthithet shpejt në mënyrë të njëtrajtshme nga lëkura.