Krem-xhel mat i cili redukton sekretimin e yndyrës dhe është ideal për lëkurat e yndyrshme të prirura ndaj akneve, inflamacioneve dhe komedoneve. Është shumë hidratues dhe freskues. Përmban Pantenol dhe Bisabolol të cilët qetësojnë irritimet dhe inflamacionin në lëkurë. Acidi salicilik kontrollon veprimin e baktereve të pranishme në lëkurë dhe parandalon formimin e akneve. Vaji i avokados ushqen dhe zbut lëkurën. Kremi ka teksturë të lëhtë dhe përthithet shpejt dhe në mënyrë të njëtrajtshme nga lëkura.